Të Premten Albanian ICT Awards mbajti takimin e dytë informativ për edicionin e gjashtë të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë e cila startoi më 2 Shkurt.

Takimi i radhës u mbajt me nxënësit e Shkollës Digjitale në Prishtinë ku ekipi i ICT Awards u njoh me afër me punën dhe krijimtarinë e tyre dhe gjithashtu u prezantuan me kriteret e garës.

Themeluar në Dhjetor të 2015-ës, Shkolla Digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe është shkolla e parë e hapur në Prishtinë dhe Ferizaj, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja.

Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është planprogram i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ajo numëron mbi 800 nxënës aktivë të moshave 7-15 vjeç dhe 16-18 vjeç.

Gara, aplikimet e së cilës do të vijojnë deri më 31 Mars, u shpall e hapur në fillim të muajit Shkurt në shtatë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Mobiliteti i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeFemra në ICTICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Siguri Kibernetike.

Takimi i parë i ICT Awards VI u mbajt pranë Institutit Harry Fultz dega e biznesit dhe elektronikës ku studentët prezantuan idetë e tyre inovative si

Takimet informative do të vijojnë deri në mbyllje të aplikimeve me të rinj dhe të reja, të pasionuar, studentë, novatorë në mbarë komunitetin e teknologjinë.

Takimi i radhës do të vijojë me datë 4 Mars pranë Shkollës Austriake “Peter Mahringer” për vitin e tretë me radhë.

Përveç prezantimit të ICT Awards VI do të vijojë aktiviteti Bootcamp “Made in Albania” 09:00 – 13:00 në kuadrin e Startup Europe Week 2018.

Edicioni i gjashtë i Albanian ICT Awards vijon të gjejë mbështetje të gjërë jo vetëm nga komuniteti i teknologjisë por edhe bota e biznesit.

Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Vodafone dhe Albvision janë mbështetësit kryesorë të kësaj ngjarjeje unike për komunitetin e Tikut.

Një rrjet i gjërë sponsorësh dhe partnerësh do të mbështesin garën deri në mbyllje të saj si: Albsoft, Top Channel, AUK, Facilization, Solaborate, Gjirafa, Soft&Solution, Gjejevetë, Baboon, SEEUTechPark, RTSH, Tribuna, Telegrafi, PCWorld, Insajderi, Business Magazine, Lajmi.net dhe CIO.

Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).