Me vetëm pesë ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të gjashtë, takimet e ICT Awards vijuan edhe javën e tre të muajit Mars.

Së fundi u mbajtën plot gjashtë takime ku për herë të parë ICT Awards vijoi Ulqinin. Përfaqësuesit e garës gjithashtu u pritën nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj dhe Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ata shprehën mbështetjen e vlerësimet e tyre për garën mbarë kombëtare dhe çmuan kontributin e saj ndër vite.

Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt në një aktivitet të cilit ju bashkua edhe Krye bashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës Valdrin Luka.

Takimet vijuan në Kolegjin Universitar Luarasi me studentë të përzgjedhur. Ky universitet në Shtator nis për herë të parë një program të sigurisë kibernetike.

Më 27 Mars ekipet e ICT Awards ishin të pranishme gjatë ditës së djeshme në Tetovë pranë ambienteve inkubuese të SEEU TechPark dhe Universitetit South East European University (SEEU).

Po të njëjtën ditë me mbështetjen e ICT Awards, ICTSmedia dhe Microsoft u mbajt në Tiranë aktiviteti DigiGirlz pranë Universitetit Politeknik të Tiranës i cili kishte si qëllim përfshirjen dhe nxitjen e vajzave në fushën e ICT.

DigiGirlz është një program për të rinjtë i krijuar nga Microsoft në mënyrë që të njohë vajzat e shkollave të mesme e të larta me mundësitë e reja që u ofrohen në fushën e teknologjisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Sokol Vladi, drejtor i Microsoft Albania, Kushtrim Shala, përfaqësues i ICTSmedia dhe bashkëthemelues i ICT Awards, Lindita Shomo, përfaqësuese e kompanisë EasyPay, Anila Hoxha, drejtoreshë e Sigurisë në bankën Raiffeisen dhe Alborita Mahana, përfaqësuese e Girls Coding Kosova.

Ideja fituese e cila u përzgjodh nga vetë vajzat ishte Albatrack dhe konsistonte në krijimin e një platformë turizmi ku të përfshiheshin të gjitha ofertat dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri duke i ardhur kështu në ndihmë turistëve.

Më 29 Mars erdhi edhe takimi final për edicionin e 6 të ICT Awards në Gjakovë, pranë qendrës Kreative Bonevet.

ICT Awards pati rastin të njihej nga afër me planet vijuese të kësaj qendre, projektet e anëtarëve të kësaj qendre në fusha të ndryshme si zhvillimi i aplikacioneve, robotikës, e deri tek Makina Elektrike e cila na u prezantua me detaje.

Menjëherë pas mbyllës së aplikimeve më 31 Mars 2018 ora 00:00, nis punën juria e ICT Awards e cila këtë vit përbëhet nga: Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Anila (Hoxha) Tollkuçi, Prof. Dr. Ilir Çapuni, Jonida Çerekja, Altin Petre, Visar Jasiqi, Prof. Dr. Azir Aliu, Sokol Vladi, Gjergji Guri, Muhedin Nushi dhe Ermal Beqiri.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Dy muaj nga starti, janë mbajtur plot 21 takime në kuadër të edicionit të gjashtë.

Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

Galeria e Fotove në Kolegjin Universitar Luarasi: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1142279292595262

Galeria e Fotove në SEEU TechPark dhe Universitetin e Evropës Juglindore: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1153777298112128.1073741938.129938853829316&type=3

Galeria e Fotove në aktivitetin DigiGirlz: https://www.facebook.com/pg/ictawards.org/photos/?tab=album&album_id=1152719438217914

Galeria e Fotove pranë Bonevet: https://www.facebook.com/pg/ictawards.org/photos/?tab=album&album_id=1155164961306695