Pas suksesit të arritur me fushatën në Kickstarter dhe produktin HELLO, fituesi në kategorinë e Inovacionit të Vitit në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, Solaborate prezantoi gjeneratën e dytë të HELLO 2. HELLO 2 mbërrin pas 11 ditësh në KickStarter me thirrje audio dhe video, lojëra dhe transmetime të cilësisë së lartë si dhe asistentin virtual Alexa. HELLO 2 do të ketë një kamër dhe lente 280 mm i pajisur me katër mikrofonë dhe trashësi prej 28 mm. Përmes një postimi në Medium dhe ndërsa theksonte suksesin e HELLO, një produkt i financuar në 1,300% dhe i shitur 100% tek mbështetësit, kompania prezantoi muajin e kaluar pesë produkte të reja që kanë për synim përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës sonë të komunikimit shprehej Solaborate. Kompania tha se 5 produktet e reja së shpejti do të publikohen në Kickstarter ku në mesin e tyre është HELLO 2 dhe një…

Albana Roçi është nga qyteti i Peshkopisë dhe studimet e larta i ka kryer në Universitetin Epoka. Tema e diplomës me të cilën konkuroi në ICT Awards quhet “Iris Recognition”, si një nga degët e Biometrikës e cila trajton teknologjinë e identifikimi të personave duke u bazuar në tiparet fiziologjike të individit. Kohët e fundit përdorimi i shenjave të gishtërinjve, njohja sipas tipareve të fytyrës apo syve është futur në fushën e sigurisë. Zhvillimi i algoritmeve biometrike është bërë një fushë shumë tërheqëse dhe sfiduese për kërkuesit shkencore. Në temën e diplomës janë punuar algoritmet e njohjes së irisit të syrit ku risia e këtij projekti qëndron në përmirësimin e saktësisë së identifikimit të irisit. Janë përdorur modele matematikore për marrjen e imazhit, segmentimin, normalizimin, enkodimin dhe krahasimin. Ky projekt mund të zbatohet në sisteme të ndryshme të sigurisë së lartë si: në sistemet bankare, aeroporte, në polici, në hyrjen…

Labinot & Mimoza Bytyqi vëlla e motër, lindur ne Kosovë, në vitin 1999 emigruan në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara si refugjatë lufte. Aty vazhduan edukimin dhe karrierën, ku edhe themeluan kompaninë e tyre Solaborate. Ekipi prej 60 vetash i cili qëndron prapa Solaborate dhe operon në Kosove, janë edhe shpikësit e “HELLO” një pajisje “Video” e avancuar dhe inovative për komunikim, e cila u vjen në ndihmë bizneseve dhe individëve të komunikojnë më mirë, më shpejt dhe sigurt me njëri tjetrin. Hello është një pajisje e përballueshme nga çdo person, e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme. Hello ka përfituar investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo, e financuar me vlerë prej 1400%. PCWA: Emigrimi në Shtetet e Bashkuara, mes…

Vjen nga Tirana dhe punon si IT Security. Puna e tij si IT Security i ka mundësuar të punojë në projekte shumë konfidenciale dhe shumë kritike për vendin tonë. Disa nga institucionet të cilat ka kontribuar janë: AKSHI , Kryeministria dhe shumë institucione të tjera. Përveç raportit të dobësive të ndryshme që ka identifikuar në sistemet online të cilat janë raportuar tek personat përkatës ka zbatuar edhe sistemin e sigurisë së e-mail-eve, sistem ky i cili bën të mundur mbrojtjen nga spami, metodat e peshkimit dhe maluerët. Gjatë 2016 ka arritur të identifikojë një numër të madh problemesh sigurie në disa programe dhe sisteme kritike, ku përfshihen antivirusi Avira, i cili përdoret nga pesëqind milion përdorues në botë. Ky problem sigurie është pranuar zyrtarisht nga kjo kompani. Ka zbuluar edhe një problem tjetër për kompaninë e mirënjohur “Samsung”, i cili nuk është bërë publik, megjithatë Rio është shpërblyer për raportimin….

Kompania Sentry nga Kosova shpallet fituese në një prej ngjarjeve më prestigjioze me karakter rajonal të fushës së teknologjisë informative. Një nga themeluesit e Sentry L.L.C Drinor Selmanaj është një nga pioneret e sigurisë kibernetike ku përmes trajnimeve profesionale vite me radhë ka edukuar dhe sensibilizuar për nevojën e fortifikimit të sistemeve kompjuterike. Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, ligjërues në universitete vendore dhe rajonale me temat e ndryshme rreth sigurisë, ai gjithashtu ka këshilluar kompani te cilat kanë qenë shënjestër të sulmeve kibernetike për të minimizuar rrjedhjen e informacionit dhe ju ka ndihmuar në implementimin e teknologjive të fundit për mbrojtje kibernetike. Duke parë nevojen e madhe dhe rrezikun që kanoset nga këto sulme së bashku me profesionist tjerë të kësaj fushe kanë themeluar kompaninë e lart përmendur. Sentry L.L.C ofron ngritjen e nivelit të sigurisë së informacionit dhe mbronë vazhdimësinë e operimit të biznesit duke i ofruar mbrojtje pro-aktive,…

Projekti i Loranit titullohet “Eco Race,” një lojë e cila funksionon në iOS dhe Android. Loja ka personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit. Me këtë lojë Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale. Raesa tashmë e ka gjetur pasionin e saj, atë të programimit dhe robotikës. Projekti i saj është një dorezë e cila përkthen gjuhën e shenjave në gjuhë të folur. Qëllimi i këtij projekti është lehtësimi i jetës së njerëzve memecë gjatë rutinës së tyre ditore si dhe vetëdijesimi i shoqërisë sonë për nevojat e këtij komuniteti. Doreza Smart funksionon përmes sensorëve, ku çdo lëvizje e caktuar e gishtave afishon një shkronjë apo fjalë të caktuar, e interpretuar nga gjuha e shenjave. Penda, e pasionuar pas Matematikës dhe me njohuritë që ka fituar nga…

Projekti  “51 shërbimet e ZRPP ne portalin e-Albania” është kurorëzimi i procesit të gjatë të digjitalizimit për Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Procesi i digjitalizimit në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka kaluar në disa faza: digjitalizimi i plotë i informacionit të pasurive të paluajtshme dhe procedurave të ndjekura nga ZRPP-të për procedimin e kërkesave; identifikimi në mënyrë unike të pronarëve nëpërmjet popullimit me NID/NIPT; integrimi i shërbimeve në portalin unik qeveritar e-Albania si dhe implementimi i vulës digjitale nëpërmjet portalit e-Albania, tashmë qytetari mund të aplikoje për secilin prej 51 shërbimeve të ZRPP-së në çdo kohë dhe çdo vend. Menjëherë pas kryerjes së aplikimit dhe pagesës, qytetari për shërbimet e nivelit 4 mund të shkarkojë dokumentin e gjeneruar me vulë digjitale. Ky projekt synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e ZRPP ndaj qytetarit duke rritur besueshmërinë, transparencën dhe duke ulur korrupsionin. PCWA: Dixhitalizimi i “51 Shërbimeve…

Winner ICT Innovation of the year [arve url=”https://youtu.be/ZtqH8NmoHT0″ /] ICT INNOVATION OF THE YEAR NOMINEES – EDICIONI 5 [arve url=”https://youtu.be/aDvkjJ-8bVc” /] Winner ICT Academic of the year [arve url=”https://youtu.be/REsfT2dMuaw” /] Winner ICT Mobility of the year [arve url=”https://youtu.be/5ZTTpk3aU30″ /] ICT MOBILITY OF THE YEAR NOMINEES – EDICIONI 5 [arve url=”https://youtu.be/KErglsjOZwg” /] Winner ICT Diploma thesis of the year [arve url=”https://youtu.be/3l6TpV9q6fQ” /] ICT DIPLOMA THESIS OF THE YEAR NOMINEES – EDICIONI 5 [arve url=”https://youtu.be/qGPOASUv45M” /] Winner ICT Rising star of the year [arve url=”https://youtu.be/wjtsH-L7EtU” /] ICT RISING STAR OF THE YEAR 5 – NOMINEES [arve url=”https://youtu.be/E6FMCeNWFvk” /] Women in ICT Awards V [arve url=”https://youtu.be/aLakir2xiyY” /] Women in ict nominee [arve url=”https://youtu.be/kIqBvTWQvCA” /] Winner ICT Public service of the year Albania & Kosova [arve url=”https://youtu.be/eaFarn8hnk0″ /] ICT PUBLIC SERVICE OF THE YEAR IN KOSOVA  NOMINEES – EDICIONI 5 [arve url=”https://youtu.be/7CiTTl7Dxvk” /] ICT PUBLIC SERVICE OF THE YEAR ALBANIA – NOMINEES – EDICIONI…

Pas një maratone katër mujore, edicioni i pestë jubilar i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen Gala të shumëpritur të së premtes, ku u bë shpallja e fituesve të garës. Mbrëmja Gala mblodhi pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias. “Sot finalizojmë përpjekjet disa mujore në identifikim të talenteve dhe inovatorëve në fushën e teknologjisë për vitin e pestë me radhë,” u shpreh bashkëthemeluesi i ICT Awards, Kushtrim Shala. Një vëmendje të veçantë i kushtuan këtij aktiviteti me pjesëmarrjen e tyre zëvendës Kryeministri z. Niko Peleshi, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Eduard Shalsi, Ministrja e Ekonomisë zj. Milva Ekonomi, profesorë, akademikë dhe ekspertë të fushës së teknologjisë së informacionit. Kryetarja e Jurisë së edicionit të pestë, Mirlinda Karçanaj u shpreh se “në pesë vite eksperiencë Albanian ICT Awards është shndërruar në një element transformues për sektorin e…

U mbajt takim i dytë dhe final i Jurisë së edicionit të pestë jubilar të Albanian ICT Awards, kur 35 kandidatë të ftuar nga juria prezantuan projektet e tyre me një objektiv të qartë: rrëmbimin e një prej tetë çmimeve të këtij viti. Të gjendur përballë një sfide të vërtetë, ata jo vetëm demostruan projektet e tyre por detyra më e vështirë ishte mbrojtja e inovacioneve përballë një jurie me një profesionalizëm të lartë. Juria si gjithmonë e vëmendshme ndaj detajeve, ka adresuar pyetje të ndryshme kandidatëve pretendentë për të fituar çmimet e mëdha të ICT Awards nga mbare trevat shqipfolëse. Numri i lartë i aplikimeve në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards prej 106, dëshmon edhe njëherë tjetër për vlerat në rritje të komunitetit TIK. Risi e këtij viti ka qenë edhe pjesëmarrja e lartë e femrave në TIK, e cila tregon se hendeku gjinor në industrinë e…

Janë mbyllur aplikimet e edicionit të pestë të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit Albanian ICT Awards mbrëmjen e së Premtes, dy muaj nga hapja e edicionit jubilar. U mbajtën 20 takime me të rinj, studentë, profesorë, dhe të pasionuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Shkodër, Preshevë dhe Gjakovë. 106 aplikime të kuafilikuara mbërritën pranë organizatovëve të garës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Diaspora. Gara qëndroi e hapur deri në mesnatën e datës 31 Mars në tetë kategori: ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe ICT Siguria Kibernetike. Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards Ashtu siç ishte parashikuar, dita e parë e muajit Prill shënoi fillimin e procesit të vlerësimeve nga ana e jurisë së Albanian ICT Awards e cila përfaqësohet nga figura të shquara në…

Është mbyllur suksesshëm turi tradicional i takimeve në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards, ku përgjatë 4 javëve drejtuesit e garës ftuan studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të pasionuar në fushën e ICT-së për tu bërë pjesë e saj. Plot 20 takime zunë vend në këtë edicion ku u vizituan qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Shkodrës, Tetovës, Gjakovës dhe Preshevës në kërkim të inovatorëve dhe talentëve shqiptarë në teknologji të cilët kanë lënë gjurmë në komunitetin e tyre dhe më gjërë. Kur ka ngelur vetëm 1 javë nga mbyllja e aplikimeve, organizatorët e garës kanë filluar përgatitjen për fazën tjetër të rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve dhe aplikimeve. Innovation Hub Tirana mbyll takimet në Shqipëri Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte plot pasion Innovation Hub Tirana e meriton atë emër që bart. Më 22 Mars në ambientet e kësaj qendre u organizua një takim nga…

Lider në median e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe sigurisë në trevat shqipfolëse, shtëpia botuese ICTSmedia po shkon drejt një tjetër edicioni të suksesshëm të garës shpërblyese mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards. Shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit por jo vetëm, është objektivi kryesor i kësaj ngjarje të përvitshme. Pikërisht në kërkim të shfaqjes së këtyre arritjeve dhe shpërblimit të tyre, dhjetëra takime organizohen çdo vit deri në mbylljen e aplikimeve me studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të pasionuar në fushën e ICT-së. Kjo traditë vijoi gjatë javës me takime në qytetet Tiranë, Prishtinë, Shkodër dhe Preshevë me profesionistë, studentë dhe entuziastë të teknologjisë së informacionit. Në fokus Siguria Kibernetike dhe Ylli në Ngritje Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte të udhëhequra nga një mentorship plot pasion nga dy themelueset për jCoders ICT Ylli në Ngritje ofron shansin e artë…

Mes emocionesh dhe surprizash vijuan ditën e sotme dy takime të tjera në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards. Ato përmbyllin një javë plot takime në Tiranë, Prishtinë, Shkodër dhe Preshevë në kërkim të inovatorëve dhe talenteve në teknologji. Universiteti i Tiranës, jCoders, Universiteti Politeknik, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Universiteti Europian, Shkolla e Mesme Teknike “Presheva dhe Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Shkënderbeu,” ishin ndalesat e radhës. Paraditen e sotme prezantimi i Albanian ICT Awards vijoi me studentët e shkëlqyer të Universitetit Epoka me mikpritjen e ngrohtë të Profesorëve pranë këtij institucioni Igli Hakrama dhe Prof. Dr. Arban Uka. Të përfaqësuar denjësisht në Shqipëri dhe më gjerë me projektet dhe diplomat e programeve studimore, studentët e këtij Universiteti bartin një potencial i cili nuk kishte sesi të mos vlerësohej nga Albanian ICT Awards. E Premtja gjeti përfaqësuesit e garës në qytetin verior të Shkodrës, në Shkollën Austriake Peter…

Me vetëm dy javë të ngelura nga mbyllja e aplikimeve ekipi i Albanian ICT Awards dërgoi në 15 numrin e takimeve në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards. Ditën e djeshme përfaqësuesit e garës organizuan dy takime në Prishtinë dhe Tiranë, në Universitetin për Biznes dhe Teknologji dhe Universitetin Politeknik respektivisht. Me mbështetjen e dy institucioneve, studentët u njohën me kriteret e aplikimit, shpërblimet dhe mundësitë që ofron Albanian ICT Awards. Sot për herë të parë, përfaqësuesit e garës udhëtuan drejt Kosovës Lindore, në qytetin shqiptar të Preshevës ku u takuan me nxënës dhe profesorë të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Presheva.” Presheva befasoi me një kreativitet ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, një helikopter i ndërtuar përmes mjeteve rrethanore i cili besohet të jetë unik në llojin e tij. I ftuar për TV Presheva në emisionin e mëngjesit, Koordinatori i Albanian…

Lider në median e teknologjisë, informacionit, komunikimit dhe sigurisë në trevat shqipfolëse, shtëpia botuese ICTSmedia po shkon drejt një tjetër edicionit të suksesshëm të garës shpërblyese mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards. Shfaqja e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit por jo vetëm, është objektivi kryesore i kësaj ngjarje të përvitshme. Pikërisht në kërkim të shfaqjes së këtyre arritjeve dhe shpërblimit të tyre, dhjetëra takime organizohen çdo vit deri në mbylljen e aplikimeve me studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të apasionuar në fushën e ICT-së. Sot kjo traditë vijoi me dy takime në Tiranë e në Prishtinë. Në mesditë përfaqësuesit vizituan Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Me mbështetjen e profesorit të këtij fakulteti Igli Tafaj, ata patën mundësi të prezantonin studentët me kriteret e garës, mundësitë dhe shpërblimet që ofron ajo. Pasditja gjeti Albanian ICT Awards në Prishtinë,…

Kur kanë ngelur afro dy javë nga afati i fundit i aplikimeve, Albanian ICT Awards vijoi këtë javë me dy takime shumë të rëndësishme në Prishtinë dhe në Tiranë. Takimi parë u mbajt në Akademinë jCoders në Prishtinë, një institucion i akredituar nga Autoriteti i Kombëtare i Kualifikimit. jCoders është themeluar në 2015-tën nga njëra prej finalisteve të edicionit të këtij viti në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards, Arta Shehu Zaimi, dhe ka në fokus arsimin e orientuar nga teknologjia. Gjatë vizitës pranë ambienteve të jCoders, ekipi i Albanian ICT Awards u mirëprit nga themeluesit Arta Shehu Zaimi dhe Fiona Shehu. Pjesë e tij ishin prindër dhe nxënës të moshave 8 deri në 15 vjeç. Entuziasmi i tyre u tregua qartazi kur morën guximin dhe prezantuan pesë projekte me të cilat dëshirojnë të aplikojnë, projekte të cilat janë zhvilluar gjatë proceseve mësimore në jCoders. Një qendër premtuese, plot ide, plot…

Në kërkim të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të teknologjisë së informacionit në trevat shqiptare ishte misioni fisnik i një iniciativë e cila mori jetë në 2012-ën me edicionin e parë. Ishte ky mision që dërgoi thirrjen e çdo edicionit të Albanian ICT Awards në çdo cep të Shqipërisë dhe Kosovës e në mbarë trevat ku jetojnë shqiptar e ku flitet gjuha shqipe. Tre javë që nga hapja e këtij turi tradicional, arriti në 8 numri i takimeve në kuadër të edicionit të 5-të jubilar të kësaj gare. Albanian ICT Awards me shqiptarët në Shkup dhe Tetovë Më 6 Mars Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Maqedonisë, ku u takua me studentët dhe stafin pedagogjik të Universitetit të Evropës Juglindore në qytetin e Shkupit dhe Tetovës. Gara bashkoi shqiptarët duke afirmuar karakterin e saj mbarëkombëtar dhe hapur dyert për çdo inovacion dhe kreativitet që flet shqip pavarësisht vendit ku jetojnë. Takimet…

Në kërkim të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të teknologjisë së informacionit në trevat shqiptare ishte misioni i Albanian ICT Awards një iniciativë e cila mori jetë në 2012-ën me edicionin e parë. Ishte ky misioni që na dërgoi në çdo cep të Shqipërisë dhe Kosovës e në mbarë trevat ku jetojnë shqiptar e ku flitet gjuha shqipe. Po ky mision na ndihmoi në organizimin takimin e 9-të të suksesshëm në kuadër të edicionit të 5-të jubilar të kësaj gare. Mesditën e së Enjten ishim në Kolegjin AAB, një prej institucioneve arsimore private më eksperiencë në edukim e veçanërisht në edukimin me teknologjinë. Në këtë takim i cili u organizua pranë ambienteve të Kampusit të Ri Universitar të këtij intitucioni, drejtuesit e garës u shoqëruan në prezantimin e tyre nga Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Blerta Prevalla dhe akademiku i vitit në Albanian ICT Awards IV, Prof. Dr….

Destinacioni i radhës i Albanian ICT Awards ishte një i ri, dhe kjo e bëri disi të veçantë këtë takim. Pasi vizitoi Shkupin dhe Tetovën ditën e djeshme ICT Awards u rikthye në Prishtinë në një takim të hapur informativ me studentë dhe profesionistë të institutit më të ri arsimor në Kosovë, shkollës profesionale Cacttus Education. Themeluar më 1 Korrik 2016, Cacttus Education është një projekt i kompanisë Cacttus e cila ofron shërbime dhe produkte në fushën e teknologjisë prej 14 vitesh në Kosovë. Është një prej shkollave të pakta profesionale në fushën e teknologjisë në Kosovë dhe si rezultat interesimi i studentëve të parë të këtij institucioni për Albanian ICT Awards nuk kishte si të ishte ndryshe përveçse inkurajues dhe motivues. Takimi u mbajt në ora 16:45 dhe përgjatë 60 minutave drejtuesit e Albanian ICT Awards prezantuan 8 kategoritë e këtij edicioni si dhe kriteret e vlerësimit dhe shpërblimet…

Ka shkuar në 6 numrin i takimeve të organizuara nga Albanian ICT Awards në kuadër të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare në teknologji. Sot Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Maqedonisë, ku u takua me studentët dhe stafin pedagogjik të Universitetit të Evropës Juglindore në qytetin e Shkupit dhe Tetovës. Këtë të Hënë gara mbarëkombëtare bashkoi shqiptarët duke hapur dyert për çdo inovacion dhe kreativitet që flet shqip pavarësisht vendit ku jetojnë. Takimet filluan në ora 09:30 në Shkup ku drejtuesit e garës u pritën nga Prof. Dr. Azir Aliu, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Shkolla Fillore Liria në Shkup. z. Aliu, i cili do të shërbejë edhe si anëtar jurie në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, në fjalën e tij të rastit inkurajoi nxënësi dhe studentët ti bashkohen garës mbarëkombëtare. Më pas rrugëtimi vijoi drejt Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Me pjesëmarrjen e drejtuesve të…

Një javë më parë edicioni i pestë jubilar i një inovacioni që flet shqip çeli turin e takimeve disa javore të cilat organizohen tradicionalisht çdo vit në kërkim dhe identifikim të shqiptarëve të suksesshëm në teknologji. Organizuar pranë ambienteve të Oficina, ky takim ishte hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe një eksperience unike që pret mbarë komunitetin e Albanian ICT Awards. Java e parë e muajit Mars solli tre takime, dy në Prishtinë – në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin Riinvest – dhe një në Gjakovë pranë Qendrës BONEVET. Me 1 Mars, ekipi organizativ i garës pati kënaqësinë e një bashkëbisedime të ngrohtë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. I pranishëm ishte udhëheqësi i departamentit Prof. Dr. Blerim Rexha, akademiku i vitit në Abanian ICT Awards IV dhe Koordinatori i Albanian…

Pasi hapi siparin e takimeve në Tiranë javën e kaluar, Albanian ICT Awards vijoi me dy takime në Prishtinë në Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike pranë Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjin Riinvest, të Mërkurën dhe të Enjten respektivisht. E Premtja dërgoi drejtuesit e ICTSmedia në qytetin e vogël, për nga popullsia por jo nga kreativiteti, të Gjakovës. Ndërsa kjo nuk është hera e parë të thirrja Albanian ICT Awards shkon në këtë qytet, qendra BONEVETdhe talenti që prodhon të bën të ndihesh si i huaj çdo vit që e viziton. Bonevet është një prej destinacioneve që spikat me çdo edicion të Albanian ICT Awards. Vitin e kaluar, ishte Bleart Këpuska nga kjo qendër i cili rrëmbeu Yllin në Ngritje të garës mbarëkombëtare. E veçantë për nga moshat që e frekuentojnë, një vizitë në Bonevet dhe menjëherë të lë të kuptosh pse shqiptarët kanë nevojë për Albanian ICT Awards. Përveç prezantimit të…

E Enjtja dërgoi në 3 numrin e takimeve të mbajtura në kuadër të edicionit të pestë jubilar të Albanian ICT Awards. Pas manifestos së një talenti të pa kontestuar në Oficina dhe entuziazmit të studentëve të FIEK në Universitetin e Prishtinës, radhën e kishte Kolegjin RIINVEST, takim i cili realizohet prej disa edicionesh. Me të pranishëm Koordinatorin e Albanian ICT Awards, z. Ardian Alaj dhe ICT Hulumtuesi i Vitit në edicionit e katërt të konkursit, Prof.Dr. Shkelzen Cakaj i cili ndau një fjalë rasti me studentët, takimi zuri vend pasditen e sotme në ambientet e këtij institucioni arsimor. Ardian Alaj në cilësinë e koordinatorit, përveç kategorive tradicionale, prezantoi studentët me risitë e këtij edicioni, siç është kategoria ICT Cyber Security of the Year – një nga kategoritë me potencialin më të madh për nga numri i të apasionuarve, si dhe përfitimet, shpërblimet që do të sjellë ky edicion. Ky është…

Javën e kaluar edicioni i pestë i Albanian ICT Awards çeli turin e takimeve në Tiranë të cilat organizohen çdo vit për tu njohur me nga afër me talentet dhe profesionistët shqiptarë në teknologji. Dita e parë e muajit Mars rezervoi një takim me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Në këtë takim organizatorët e Albanian ICT Awards u njohën me arritjet e studentëve si dhe inkurajuan pjesëmarrjen në këtë garë mbarëkombëtare pjesë e të cilit ishin udhëheqësi i departamentit Prof. Dr. Blerim Rexha dhe Koordinatori i Albanian ICT Awards z. Ardian Alaj. Prof.Dr. Blerim Rexha u shpall akademiku i vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards. ndërsa, z. Alaj njohu studentët me kategoritë e pjesëmarrjes, aplikimet dhe përfitimeve që ofron kjo garë. Interesimi nga ana e studentëve ishte e lartë kryesisht në kategori si ICT Diploma, ICT Mobiliteti dhe…

Ekipi i Albanian ICT Awards celi sot turin e takimeve në kuadër të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit me komunitetin e Oficina dhe nxënësit e Institutit Harry Fultz në Tiranë. Organizuar pranë ambjenteve të OFICINA në Institutin Harry Fultz, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit, shënon të parin në mesin e shumë takimeve që pritet të mbahen deri në mbylljen e aplikimeve. Më to synohet që mesazhi dhe thirrja e Albanian ICT Awards drejtuar maratonomakëve të teknologjisë së informacionit të përçohet në çdo shtëpi dhe familje shqiptare. Harry Fultz është një ndër shkollat më aktive në vend për sa i përket angazhimit konkret të nxënësve në shkencat kompjuterike dhe me implementimin e inovacioneve të ndryshme në robotikë, shquhet për prodhimet e gjenive të…

Me kandidatë që vinë nga Tirana, Prishtina, Shkodra, Tetova, Durrësi, Gjakova e mbarë trevat shqipfolëse, kjo garë mbarëkombëtare prej 5 vitesh ka vlerësuar mbi 500 projekte të ndryshme individuale apo institucionale duke tërhequr vëmendjen e aktorëve shqiptarë të rëndësishëm. Duke filluar nga dita e sotme deri më 31 Mars të gjithë të apasionuarit, studentët, akademikët, institucionet publike dhe inovatorët mund të aplikojnë online në faqen e Albanian ICT Awards. Aktivitetit dedikuar kësaj ngjarje ju bashkuan personazhe dhe figura të rëndësishme nga bota e teknologjisë, biznesit, akademisë, administratës publike, medias si: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore z. Spiro Drushku, Drejtori i AITA Dritan Mezini, zv Rektori i Universitetit të New York në Tiranë Kostas Giakumis, Drejtori i AUK në Kosovë Enis Vehapi dhe Përfaqësuesi i Parkut Teknologjik në Universitetin e Europës Juglindore Visar Demiri. Me mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës…

Organizuar nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe vlerësuar me çmimin Bleta e Artë në Kategorinë ICT për kontributin e çmuar në drejtim të promovimit të sipërmarrjes dhe zhvillimit në këtë sektor, hapja publike i paraprin një sërë takimesh në kërkim dhe identifikim të një inovacioni i cili flet shqip nga mbarë trevat shqipfolëse. Me mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albvision ky eveniment unik për nga karakteri dhe dedikimi vë në qendër të vëmendjes jo vetëm të ekspertëve por edhe komunitetit, shpërblimin dhe promovimin e inovatorëve, profesionistëve, akademikëve, entuziastëve dhe udhëheqësve të suksesshëm. Juria e Albanian ICT Awards e përbërë nga personalitetet më të spikatura të sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri dhe Kosovë e cila funksionon në mënyrë të pavarur dhe e bazuar në mënyrë strikte në rregullat e dhe kriteret e vlerësimit të vendosura me profesionalizëm të lartë kanë në fokus vlerat më të spikatura…

Gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionin, Albanian ICT Awards ishte projekti fitues në kategorinë ICT gjatë mbrëmjes Gala të ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë” tashmë në vitin e katërt në vlerësim të sipërmarrjeve të suksesshme Shqiptare. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama. “Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për çdo gjë çfarë keni bërë,” u drejtua Kryeministri pjesëmarrësve në sallë. “Jemi përgatitur për të injektuar një shumë prej 1 miliard Eurosh në ekonomi për tre vitet e ardhshme,” ishte premtimi i z. Rama për sipërmarrjet. Qëllimi i këtij eventi, të kthyer tashmë prej tre vitesh në një traditë, është promovimi i sipërmarrjes shqiptare dhe punës e kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin. Një çmim i cili shkon për shtëpinë botuese ICTSmedia pjesë e rrjetit IDG organizatore e…

Pas një tjetër edicioni të suksesshëm të Albanian ICT Awards për të identifikuar kontributin e shqiptarëve në fushën e teknologjisë dhe informacionit, sot në Unversitetin të Prishtinës u mbajt një ceremoni e shpërndarjes së mirënjohjeve për disa prej finalistëve të edicionit të katërt të cilët Universiteti i Prishtinës i vlerësoj për pjesëmarrje dhe promovim të vlerave të UP-së. Sot më 7 Korrik në një ceremoni solemne të organizuar në zyrat e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Rektori Marjan Demaj, shpërndau mirënjohje për Prof. Dr. Blerim Rexha, Arta Shehu Zaimi, Arlinda Sheholli dhe Ilir Murturi në shenjë vlerësimi për kontributin dhe arritjet e tyre të dalluara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe promovimin e Universitetit të Prishtinës. Në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill të edicionit e katërt të Albanian ICT Awards, Prof. Dr Blerim Rexha Shef i Departamentit të Informatikës pranë FIEK u shpall fitues i Çmimit ICT Akademiku…

12