icta2225

Është data 19 Mars dhe kanë ngelur vetëm 11 ditë nga fundi i aplikimeve në konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards unik për nga përbërja dhe zhvillimi. Që nga hapja e aplikimeve më datë 8 Shkurt e gjer më sot ekipi organizativ i konkursit ka qenë në një maratonë takimesh në Shqipëri e Kosovë.

Startin e këtyre takimeve të cilat i kemi quajtur “workshop-e”, e shënoi Qëndra e Inovacionit në Kosovë ndërsa takimi i fundit i mbajtur në kuadër të këtij edicioni zuri vend në Shkodër, Durrës dhe Prishtinë ditën e enjte.

icta222


Durrësi dhe Shkodra ishte hera e parë që u përfshinë në axhendën e takimeve të Albanian ICT Awards. Ndërkaq pas një të premteje pauzë, dita e sotme vijoi me dy takime të tjera. Albanian ICT Award u rikthyer përsëri në Shkodër në ora 10:00 ku kaloi momente të bukura me studentët e informatikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Nën kujdesin e pedagogës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës në këtë Universitet, Elisantila Gaci, Albanian ICT Awards pati kënaqësinë të ishte përsëri pranë komunitetit ICT të një prej djepave të kulturës në mbarë trevat shqipëfolëse.icta2224

 

Më pas ashtu siç ishte lajmëruar më parë, Albanian ICT Awards në bashkëpunim me Oficina me nxënës të Institutit Harry Fultz në Tirane. Tema kryesore e diskutimeve përveç asaj të prezantimit të kategorive dhe formave të aplikimit ishte pikërisht çmimi ICT Ylli në Ngritje i Vitit si një kategori me potencial pikërisht për këto grupmosha.

Gjatë workshop-it ekipi i Albanian ICT Awards u njoh me disa prej punimeve të nxënësve të kësaj shkolle ku duam të veçojmë dy prej tyre që ishin Hexacopter-i dhe Dronët bujqësorë.

icta2223

Me këto dy takime të fundit të organizuara, numri i workshop-eve të Albanian ICT Awards ka arritur në 17. Duam gjithashtu tu rikujtojmë datën 31 Mars si afati përfundimtar i aplikimeve në këtë konkurs. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë mjafton të vizitojnë uebfaqen ictawards.org ku përveç kategorive dhe të dhënave përkatëse do të gjeni edhe lajmet më të fundit rreth këtij evenimenti. (ICTSmedia)