cover

Pas një maratone afro tre mujore, rrugëtimit të Albanian ICT Awards për këtë vit po i vjen fundi ku na ndajnë vetëm 12 ditë nga mbrëmja Gala e datës 29 Prill të shpalljes së fituesve të edicionit të katërt.
Tiranë, 17 Prill 2016 – Kjo e shtunë shënoi takimin final të Jurisë së Albanian ICT Awards i cili u mbajt pranë ambjenteve të Hotel Sheraton në Tiranë. Rreth 30 kandidatë përjetuan sfidën e vërtetë, atë të prezantimit të aplikimeve të tyre.
IMG_0776Kjo sfidë nuk i përket e gjitha vetëm aplikantëve por edhe vetë Jurisë, të cilët duhej të ishin shumë të vëmendshëm ndaj detajeve dhe adresimit të pyetjeve të duhura ndaj pretendentëve për të rrëmbyer një nga çmimet e konkursit më të spikatur në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga mbarë trevat shqipfolëse.
IMG_0599Në datën 2 Prill, Juria u mblodh për herë të parë në një diskutim kokë më kokë i cili përcaktoi jo vetëm kriteret e aplikimeve por edhe drejtimin e saj. Numri i lartë prej 100 aplikimesh të mbërritura pranë Albanian ICT Awards edhe njëherë provoi vlerat në rritje të komunitetit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare.
Edicioni i katërt jo vetëm që solli një pjesëmarrje të lartë, por edhe një nivel të ri përgatitor të pjesëmarrësve. Të paktën dy vitet e fundit një ndër sfidat kryesore të garës mbarëkombëtare ka qenë kategoria Femra në ICT e cila është bërë pjesë e ICT Awards me synimin e ngushtimit të hendekut gjinor në këtë sektor. Çdo vit bëhet më e vështirë përzgjedhja e fituesve të Albanian ICT Awards një tregues i rritjes së numrit dhe cilësisë së projekteve pjesëmarrëse.
IMG_0809Me një rend të përcaktuar të ditës, mbledhja zgjati nga ora 10:00 gjer në orën 19:00 pa ndërprerje në kërkim të maratonomakëve të sektorit ICT. Do të jetë rezultati i këtij takimi ai i cili do të hapë rrugën për një listë të ngushtë kandidatësh njëkohësisht edhe finalistët e edicionit të katërt të ICT Awards të cilët do të zbulohen në mbrëmjen Gala të datës 29 Prill.
IMG_0776Këtë vit, shtëpia botuese ICTSmedia në cilësinë e organizatorit të Albanian ICT Awards me partneritetin e zgjeruar premton më shumë supriza për fituesit dhe kandidatët, si mbështetje për realizimin e projekteve apo aplikacioneve të cilat do të shpallen fituese.
ICTSmedia falenderon të gjithë partnerët mediatikë, sponsorët, jurinë dhe të gjithë kontributorët e në veçanti kandidatët që shpresa, frika, emocioni dhe guximi i tyre e kanë bërë Albanian ICT Awards kjo që është sot. (ICTSmedia)