ICTAwards-Invitation-cover-01

Më 4 shkurt 2016, Ora 17:30 pranë Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë, do të bëhet hapja publike e ngjarjes mbarëkombëtare “ICT Awards 4” me pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administrates publike, shoqërisë civile, medias dhe ekspertëve të ndryshëm në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Komunikimit dhe Medias.

Me mbështetjen dhe partneritetin e mbarë komunitetit, këtë vit pritet që ICT Awards 4 të sjellë edhe më shumë kontribut në këtë industri. Përveç dhjetëra takimeve dhe bashkëpunimeve të frytshme të cilat kanë për qëllim të identifikojnë individët dhe talentët e suksesshëm të botës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit anëmbanë trevave, aktiviteti i stafit të ICTSmedia dhe partnerëve pritet të sjellë shumë risi të papara deri më tani në tregun shqiptar.

Një trashëgimi e një shpirti të madh por një vendi të vogël, Albanian ICT Awards ngelet një ndër evenimentet më madhore për komunitetin ICT në mbarë trevat shqiptare. Talenti i individit, afirmimi akademik si pjesë integrale shoqërore dhe vënia në jetë e dijeve dhe njohurive janë në themel të çdo përballjeje të konkurrentëve në Albanian ICT Awards.

Të enjten e parë të muajit Shkurt do të bëhen të njohur për publikun disa detaje të edicionit të katërt të ICT Awards siç është juria, çmimet, partnerët dhe risi në shpërblimet e këtij viti.

Ky aktivitet i paraprin një pune disa mujore me takime të shumta anëmbanë trojeve shqiptare me studentë, ekspertë, profesorë dhe talente të komunitetit ICT.
ICTAwards-Invitation-article-01Pjesë e Albanian ICT Awards mund të bëhet çdo shqiptar, pavarësisht vendit ku jeton apo punon i cili ka zhvilluar një projekt apo aplikacion në njërën nga këto 5 kategori; 1) ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT do të votohen nga anëtarët e Jurisë së ICT Awards.

Partneriteti i zgjeruar i ICTSmedia për ngjarjen ICT Awards 4 pritet të rrisë çmimet dhe shpërblimet për fituesit dhe kandidatët, veçanërisht atë të mbështetjes së realizimit të projekteve apo aplikacioneve të cilat do të shpallen fituese nga paneli i Jurisë

Për shkak të protokollit dhe ambienteve të kufizuara në aktivitetin e datës 4 Shkurt 2016, të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë të drejtohen tek Formulari i ftesave të Albanian ICT Awards ku mund të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar të dhënat e kontaktit.

Ndërsa për t’u përfshirë aktivisht apo për t’u regjistruar si kontributor për të dhënë kontributin qoftë individual, si kompani apo universitet mund të drejtoheni në Formularin online në vijim. Informacione të tjera rreth Albanian ICT Awards dhe konkursit ndër vite mund ti gjeni në Broshurën elektronike në këtë link. (ICTSmedia)