un1

 

Organizatorët e Albanian ICT Awards ditën e sotme u gjendën pranë dhjetëra studentëve të fakultetit të New York-ut në Tiranë. Një pritje e ngrohtë u bë nga ana e tyre dhe nga pedagogët e shumtë në këtë workshop.

Fjalën i pari e mori profesor Marenglen Biba i cili dha një fjalim inspirues për të gjithë studentët duke u treguar atyre përse ishte e rëndësishme pjesëmarrja në këtë konkurs dhe të gjitha portat e marketingut që do të hapeshin për ta nga ICTS Media dhe partnerët.

 

un2Më pas do të ishin organizatorët ata të cilët do të trajtonin më në detaje mënyrat e aplikimit, përfitimet dhe kategoritë e çmimeve ku mund të aplikohej; ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit, ICT Femra Inovatore e vitit, ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.

 

un3Pas prezantimit të çdo kategorie në të cilën ata mund të konkuronin apo të nominonin të njohurit e tyre që kanë dhënë kontribut në fushën e ICT-së u vu re një interesim dhe përfshirje e madhe edhe nga pyetjet e shumta të drejtuara organizatorëve. Madje gjithashtu u diskutuan edhe disa projekte të cilat ishin planifikuar të bëheshin pjesë e këtij eventi, apo edhe disa të tjerë të cilët kishin aplikuar tashmë. Ndër kategoritë më të preferuara të studentëve të këtij fakulteti mund të përmendim ICT Mobiliteti i Vitit dhe ICT Diploma e Vitit. (PCWorld Albanian)

un4un5