ictawards1

Albanian ICT Awards vijoi ditën e sotme në takimin me studentët e Kolegjit Universitar Universum në Prishtinë. Takimi i cili startoi në ora 16:00, është një ndër takimet e shumta të ekipit të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards në Tiranë dhe Prishtinë me nxënës, studentë dhe të rritur të apasionuar pas teknologjisë.

Ditën e djeshme, Albania ICT Awards mbajti dy prezantime të njëpasnjëshme në Universitetin AAB po në Prishtinë. Ekipi ishte prezent atje që nga ora 14 gjer në ora 18:00. Këto takime tani janë traditë e Albanian ICT Awards, një konkurs i cili po shkëlqen në vitin e tij të tretë.

ictawards2

Studentët e Kolegjit Universum u prezantuan me shtatë kategoritë e konkursit nga pesë që ishin vitin e shkuar: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit. Ndërsa risitë e këtij viti janë kategoritë ICT Femra Inovatore e vitit Nddhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit. Sigurisht që prezenca jonë aty nuk ka të bëjë vetëm me prezantimin e konkursit por edhe inkurajimin e këtyte individëve për të marrë pjesë, një pjesëmarrje e cila është një mundësi e artë për moshat e ndryshme dhe jo vetëm studentët.

ictawards3

Ekipi Albanian ICT Awards vjen në për të prezantuar në këtë Kolegj pas 12 takimeve të suksesshme të organizuara gjer tani. E filluam me Kolegjin Riinvest, pastaj vizituam studentët e FIEK në Universitetin e Prishtinës. Më pas udhëtuam në Tiranë ku takimi i parë ishte me nxënësit e një shkolle të mesme profesionale në Kamëz dhe më pas ishim pranë studentëve të Universitetit Epoka. Takimet e tjera në Tiranë ishin në Institutin Kandez të Teknologjisë, Shkollën e mesme elektrike Gjergj Canco, Shkollën e mesme “Hermann Gmeiner”, Universiteti Bedër dhe Prishtinë në Universitetin UBT dhe Universitetin AAB. Takimet e Albanian ICT Awards kulmuan me vizitën në qëndrën Bonevet në Gjakovë dhe me forumin e hapur me profesionistët e IT-së në të gjithë Kosovën organizuar nga ICTSMedia në bashkëpunim me Agjensinë e Shoqërisë së informacionit.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë informimi i të apasionuarve pas teknologjisë me detajet e konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards. Pas dy vitesh të suksesshme vimë edhe këtë vit me një mision të qartë promovimi i shqiptarëve të shquar në fushën e teknologjisë së informacionit në mbarë trevat.

ictawards4

Ndërsa ditën e nesërme do të kryjmë një vizitë në qëndrën Prishtina HackerSpace për tu njohur më afër me punën dhe aktivitetin e saj. Një vizitë të ngjashme e kemi kryer edhe në Gjakovë në qëndrën Bonevet.

Aplikimet në Albanian ICT Awards janë të hapura gjer më 31 Mars, prandaj nëse keni dëshirë të bëheni pjesë e tij ju ftojmë të aplikoni në uebfaqen e www.ictawards.org.

ictawards55Gjejmë rastin të falenderojmë edhe sponsorët tanë Fondacionin mediatik “Dritan Hoxha”, Raifeissen Bank dhe Albvision që kanë qëndruar përkrah nesh edhe në vitin e tretë të Albanian ICT Awards. (ICTSmedia/ICT Awards)