Aktualisht drejtor i IT per Digitalb, me nje eksperience 20 vjecare ne fushen e IT nga te cilat me shume se 16 vjet ne fushen e mediave audio vizive. I pefshire qe ne fillim me ngritjen dhe konsolidimin e IT prane Top Media group ka pasur padyshim ndikimin e vet ne perdorimin e IT si nje force shtytese ne inovacionin qe e karakterizon kete grup mediatik.

Puna dhe arritjet e tij jane kryesisht ne fushen e aplikimit te teknologjise se informacionit ne prodhimin e kontentit Audio/Video, ne  shperndarjen e tij si dhe sherbimet ekstra qe vijne me te.

Drejtor i IT-së në Raiffeisen Bank me 12 vjet përvojë në teknologji dhe bankë. Ka një historik të fortë arritjesh në një sërë fushash, përfshi administrimin e IT-së, riinxhinierimin e proçesve, menaxhimin e kërkesës, integrimin e sistemeve të ndërmarrjeve, magazinimin e të dhënave si dhe menaxhimin e cilësisë.

Drejton një skuadër prej 75 profesionistësh që mbështesin organizatën në gjithë teknologjitë dhe aspektet inovative të saj, beson se teknologjia është një element kyç në konkurrencë dhe në zemër të këtij transformimi janë njerëzit.

Për më tepër, Enkelejdi është përkrahës i fuqishëm në zhvillimin e tregut vendor dhe mbështet shumë iniciativa që nxisin të rinjtë e talentuar.

Prof. Dr. Kozeta Sevrani është profesore e Informatikës dhe Sistemeve të Informacionit në Menaxhim si dhe Drejtuese e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Fushat e saj të spikatura janë: Dixhitalizimi, Siguria e informacionit, Ndërtimi i infrastrukturave të informacionit, shërbimet e- dhe m-commerce, shërbimet e- dhe m-goverment, e-shërbimet në vendet në zhvillim e veçanërisht në Shqipëri. Zotëron një eksperiencë të gjërë në fushat e MIS, Analizës dhe Dizajnit të Sistemeve, në shërbimet e-Commerce/ e-Bussines si dhe në Menaxhimin e Databazave. Prof. Sevrani, aktualisht është në pozitën e editores në disa revistave shkencore ndërkombëtare, si dhe ka prezantuar punët e saj në një numër konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Puna e saj është publikuar në shumë revista të njohura ndërkombëtare dhe është bashkëautore disa librave. Për më tepër, Prof. Sevrani punon edhe si këshilltare IT në një numër kompanish private dhe agjencish qeveritare dhe është përfshirë në një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare ne fushat e IT dhe të statistikave

Dr. Mirlinda KARÇANAJ është diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Shkencave Kompjuterike. Ajo është drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Fushat e saj kërkimore përfshijnë: shpërndarjen dixhitale, çështjet dhe zgjidhjet e ndërtimit të infrastrukturës së informacionit, biznesi elektronik dhe qeverisja elektronike në Shqipëri. Punët e saj i ka prezantuar në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Ato janë publikuar gjithashtu në disa revista shkencore.

Visar Jasiqi për më shumë se 11 vite merret me zhvillimin e resurseve humane në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikuese në Kosovë. Ka menaxhuar programet edukative te IT-së në Ipko Institute deri ne dhjetor 2005 dhe tani për 8 vite shërben si udhëheqës i Institutit për Trajnim dhe Zhvillim pranë A.U.K.-së.

Agim Bekaj, Drejtor i Përgjithshëm i Microsoft në Shqipëri, është një menaxher me përvojë në nivel korporatash dhe ka një karrierë multidimensionale. Ka filluar si menaxher në Kombinatin e Trepçës, ka qenë ligjërues në Universitetin e Prishtinës, ka punuar për shumë organizata ndërkombëtare (EU, OSCE, IOM), ka punuar në sektorin privat dhe ka qenë i angazhuar si këshilltar në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Ka shërbyer si anëtar Bordi i AMCHAM në Kosovë, dhe është anëtar Bordi i PROTIK dhe i disa organizatave dhe shoqërive  humanitare në Kosovë.

Prej vitit 2006  z. Bekaj ka punuar për  Microsoft në Kosovë dhe prej dhjetorit të vitit 2013 është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Microsoft në Shqipëri.

Z. Tollkuçi është ekspert në fushën e zhvillimit të Software me një përvojë 15 vjeçare. Albert Tollkuçi është ideues dhe udhëheqës në disa prej projekteve më të rëndësishme në kompanitë ku ka punuar, duke u përfshirë kryesisht në projektimin e arkitekturës TIK. Është pjesë e skuadrës së ikub.al që prej fillimeve në vitin 2007, për disa vite në pozicionin e CTO dhe që prej rreth dy vitesh si CEO i kompanisë. Ka përfunduar studimet e larta në degën “Informatikë”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mbart shumë çertifikime të lëshuara nga kompani të mirënjohura ndërkombëtare, për specializimet e ndryshme të realizuara prej tij në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Përkrahës dhe mbështetës ideve potenciale dhe nismave të reja në fushën e teknologjisë, të cilat sjellin me vete risi dhe nxisin talentet e reja.

Ka mbaruar studimet e larte ne Universitetitn Politeknik te Tiranes ne degen Inxhinieri Elektronike, ne periudhen 2006-2008 ka kryer Studimet Master ( MBA) prane Universitetit te New York ne Tirane , se fundmi eshte ne proces te realizimit te sudimeve te Doktoratures prane Universitetit te Tiranes.  Ka nje ekpserience te gjate ne fushen e IT mbi 16 Vejcare. Ne vitin 2000 fillon pune ne Banken e Kursimeve ( nga 2003 Raiffeisen Bank) ne Departamentine Informatikes dhe ka pas disa role drejtuese ne Departamentin e Informatikes dhe Teknologjise se Informacionit.

Ne periudhe 2005-2008 ka qene ne rolin e CIO prane kesaj banke ku ka drejtuar disa prej projekteve me te suksesshme te ICT ne Raiffeisen Bank te cilat kontribuan ne menyre direkte apo indirekte ne marrjen e pozicionit Lider ne industrine financiare ne Shqiperi. Ne periudhen 2011-2013 ka qene antar i Bordi prane Dhomes Amerikane te Tregetise si dhe Zv. President I kesaj Dhome.​

Ne periudhen Qershor 2008-Tetor 2013 ka pas pozicionin e Drejtorit te Pergjithshem te Microsoft ne Shqiperi e cila arriti ne nje kohe te shkurter te implementoje shume projekte te suksseshme ne Qeverine Shqiptare si , Government Cloud, Interoperability Project, Document Management Solution, E-Aktet, E-Parlament etj. Prej Tetor 2013 a deri tani eshte prane kompanise Infosoft Systems , System Integratori me I madh ne Shqiperi , ne pozicionin e Drejtorit te Shitjeve dhe Marketing.

Ertoni ka përfunduar studimet master për Administrim Biznesi dhe Teknologji në Universitetin e Sheffield, ne Angli, dhe studimet për Informatike në Universitetin e Tiranës. Ai ka përfunduar edhe një MBA ekzekutiv në Leadership Development në Harvard Business School. Ai ka punuar si menaxher për zhvillim biznesi dhe shitjesh si dhe konsulent për disa shoqëri ndërkombëtare, qe operojne në fushën e teknologjisë së informacionit. Ne vitin 2008, ai ka themeluar shoqërinë e tij, fokusuar ne infrastrukturë të teknologjisë së informacionit, zhvillim programesh kompjuterike, aplikacione për GIS dhe platforma celulare. Ertoni ka punuar në projekte me institucione qeveritare dhe organizata ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNDP, GIZ, USAID, etj. Ai është gjithashtu kryetari i Shoqatës së Sipërmarrësve të Rinj Shqiptar, një organizatë jofitimprurëse, qëllimi i së cilës është mbështetja e sipërmarrësve të rinj në Shqipëri. Aktualisht ai shërben si Keshilltar i Kryeministrit.

Igli Gjelishti i përket brezit të parë të webmaster-ave shqiptarë. I angazhuar në web design që në fund të viteve 90 dhe fillim të viteve 2000, ai iu bashkua stafit të Top Channel në Shtator të vitit 2002. Krijues dhe kurues i website-ve të Top Channel gjatë 12 viteve të fundit, ka dhënë kontributin e tij që ky website të shndërrohet në një prej më të vizituarve në të gjithë hapësirën shqipfolëse. Autor i forumeve dhe rrjeteve sociale të para virtuale në Shqipëri, autor i disa konkurseve online dhe anëtar I komisioneve vlerësuese në konkurse të Teknologjisë. Përveç përvojës së gjatë si Web Developer pranë Top Media, ka marrë pjesë edhe në shumë projekte të suksesshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Vilma TOMCO ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës në periudhën 1984-89. Ajo mban nje master shkencor dhe aktualisht është kandidate për phd pranë Fakultetit Ekonomik. Ka një eksperiencë të gjatë pune në sektorin e telekomunikacioneve duke mbajtur disa pozicione në projektim e zhvillim projektesh si specialiste e Departamentit të Zhvillimit dhe IT duke udhëhequr e implementuar projektet për zhvillimin e internetit në vend, në sektorin IT në pozicione të ndryshme nga viti 2000 deri ne 2010 si Drejtore e Departamentit të IT, më tej si Drejtore e Sistemeve për Kompanitë Albtelecom e Eaglemobile etj. Nga viti 2013 e vijim është Drejtore për Departamentin e Axhendës Europiane për TIK, pranë Kryeministrisë, një Departament që mbështet fuqishëm Ministren e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike në realizimin e objektivave për dixhitalizimin e vendit e përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët . Që nga viti 1998 ajo është dhe pedagoge e jashtme prane Fakultetit Ekonomik.