027

ICTSmedia në bashkëpunim me kolegjin RIINVEST ka organizuar dhe mbajtur një takim me studentët e degës së Inxhinierisë Softuerike ku u zbuluan detaje të konkursit mbarëkombëtar, Albanian ICT Awards III.

Në kuadër të sensibilizimit të opinionit, qëllimi i këtij organizimi ishte shpalosja e vlerave rreth këtij eventi dhe inkurajimi i aplikatëve potencial për pjesmarrje në Albanian ICT Awards që organizohet për të tretin vit me radhë. Gjatë këtij takimi, koordinatorët e Albanian ICT Awards, prezantuan në detaje mënyrat e aplikimit dhe kriterët e vlerësimit për shtatë kategoritë e çmimeve ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vititICT Femra Inovatore e vitit ku ky i fundit ka për qëllim të inkurajojë femrat e kualifikuara në hapësirën dixhitale si dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm. Ndërsa promovimi i kategorisë ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit, ka për qëllim të vë në pah për komunitetin e ICT-së dhe opinionin e gjerë, risitë më të mira të aplikuara nga institucionet publike si dhe mirënjohje për innovatorët e administratës publike.

Arben Damoni, profesor dhe udhëheqës i fakultetit të Inxhinierisë Softuerike në Kolegjin RIINVEST, në fjalën e tij para studentëve foli për rëndësinë e Albanian ICT Awards dhe bëri thirrje që studentët të konsiderojnë aplikimin e tyre tek kategoritë ICT Diploma e Vitit dhe ICT Inovacioni i Vitit.

028

 

Gjatë takimit të punës është bashkëbiseduar me kandidatë rreth projekteve tashmë të realizuara dhe konkrete, idesë dhe mënyrës së zhvillimit, impaktit social dhe detaje të tjera.

Një falenderim i veçantë iu bë edhe sponsorëve, parnerëve dhe mbështetësve  të eventit, disa prej së cilëve e përkrahin për të tretin vit radhazi konkursin e Albanian ICT Awards. Vlen të përmendet partneri Strategjik i ICTSmedia dhe ICT Awards, Fondacioni “Dritan Hoxha.

041

Aplikimet për Albanian ICT Awards III, janë hapur nga 11 Shkurt 2015 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri me 31 Mars 2015. Pas kësaj date, juria do të mblidhet për të vlerësuar projektet ku do të krijoj një listë me disa prej projekteve më të vlefshme për secilën kategori, duke ftuar më pas aplikantë të bëjnë një prezantim të shkurtër ballë për ballë mbi punën e tyre.

074

Albanian ICT Awards III, vazhdon gjatë javës me takime të radhës në Tiranë dhe Prishtinë ku do të prezantohet eventi para studentëve dhe grupeve të interesit me qëllim të nxitjen e aplikantëve për pjesmarrje në garë. Workshop-et në Tiranë startojnë javën e ardhshme ku prezantimi i ardhshëm do të bëhet në një shkollë profesionale IT në Kamëz.

069

Për të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e këtyre workshop-eve, mjafton të dërgoni një email konfirmues në adresën info@ictawards.org (ICTSmedia / PCWorld Albanian)

Fotogaleria e plotë e  prezantimit të Albanian ICT Awards III në Kolegjin RIINVEST mund ta shikoni duke klikuar  KËTU