Çmimet gjenerojnë një nivel të lartë ekspozimi mediatik, në kuadër të partneriteteve strategjike mediatike. Fituesit e Albanian ICT Awards do të promovohen në mediume të specializuara të fushës së ICT-së, si online, dhe atyre të shtypura në COMPUTERWORLD Albanian dhe mediume të tjera promovuese, në mediumet online PCWorld, CIO Albanian si dhe në ekranet dhe faqet e partnerëve të tjerë mediatikë televizivë që do ta mbështesin këtë eveniment.

Eventi është i përvitshëm dhe ka për qëllim dhënien e shpërblimeve dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes si individuale dhe profesionale. Shpërblimet do të nxisin individët, organizatat, bizneset dhe grupet inovative, që të orientojnë krijimtarinë e tyre drejt niveleve dhe dimensioneve të reja.

Përfitime të tjera po kaq të rëndësishme janë krijimi i besueshmërisë profesionale, krijimi i kontakteve dhe marrëdhënieve të ndërsjella me pjesëmarrësit në fusha, veprimtari dhe aktivitete të ndryshme. Pjesëmarrësit dhe fituesit do të kenë mundësi të njihen me personalitete të rëndësishme të fushës së ICT-së dhe të biznesit gjatë dhe pas eventit, gjatë takimeve të punë.

Çmimet dhe shpërblimet do të shoqërohen, gjithashtu, me vlerësime financiare, paketa të ndryshme sponsorizimi si trajnime, studime të avancuara, pajisje elektronike etj.

Vlerëson programuesit, zhvilluesit apo grupet e punës që kanë zhvilluar një program, aplikacion, modernizim apo çfarëdo lloj teknologjie ose inovacioni në fushën e ICT-së, qoftë desktop, web, cloud etj. Termi inovacion është i pranueshëm për të gjitha aplikacionet të cilat kanë një zgjidhje e cila përmban risi në tregun shqiptar, zgjidhje kjo e cila vjen në ndihmë të një komuniteti të caktuar njerëzish.

 

Vlerëson pedagogët e ICT-së dhe të fushave derivative të saj, me arritjet e tyre, qoftë me anë të publikimeve me impakt konkret në botën e teknologjisë dhe komunikacionit, qoftë një arritje në temën e doktoraturës, një projekt në kuadrin e fushës akademike, projekt në kurrikulat mësimore etj.

Vlerëson çdo projekt, individ, aktivitet ose projekt të fushës së ICT-së, të realizuar me sukses në funksionin e plotë të termit “mobility”, që nënkupton, Mobile App, Wi-Fi, EGDE, 3G, banking apo çfarëdo zgjidhje (solution) që i vie në ndihmë ndonjë industrie tjetër publike ose private.

Vlerëson studentët e informatikës, të shkencave kompjuterike apo të degeve derivative të saj që kanë perfunduar një projekt konkret, të suksesshëm brenda temës së tyre të diplomës (bachelor/master) në  universitetet publike apo private.

Vlerëson të rinjtë, adoleshentët apo fëmijët, nën moshën 18 vjeç, të cilët e kanë talent të theksuar në fushën e IT-së, aftësi të cilat mund t’i kenë demonstruar nëpërmjet zhvillimit të një projekti konkret të suksesshëm, qoftë një softuerë, zgjidhje apo produkt të secilës natyrë (web, mobile, desktop, cloud, communication, harduerë etj).